Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike në rrugën “Besim Fazliu” në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30, kur gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.41 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas policisë, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe para të gatshme si dhe një telefon celular.

”Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe para të gatshme dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Related Posts