Prodhuesi italian i supermakinave Ferrari ka vendosur të bëjë një hap të pazakontë, duke ofruar një përditësim për timonin e disa modeleve ekzistuese, pas kritikave të shumta nga klientët.
Sipas raportimeve, retrofit-i nuk kërkon zëvendësimin e gjithë timonit, por vetëm pjesës qendrore ku ndodhen komandat, dhe do të realizohet nga serviset e autorizuara të Ferrari-t.
Ky përditësim do të jetë i disponueshëm për disa modele si 296 GTB, SF90, Roma dhe Purosangue, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, një element do të mbetet i pandryshuar butoni i ndezjes së motorit do të vazhdojë të jetë me prekje, për shkak të pozicionit të tij dhe për të shmangur aktivizimin aksidental.
Ky veprim shihet si një kthesë e rëndësishme për Ferrari-n, e cila pranon në mënyrë indirekte se teknologjia e mëparshme nuk ishte zgjidhja ideale, duke u rikthyer te kontrollet fizike për një eksperiencë më intuitive dhe më të sigurt në vozitje.






















