Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas njoftimit, periudha e aplikimit për akreditim ka nisur më 5 maj dhe do të zgjasë deri më 30 maj 2026.
Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare (OJQ), institucionet qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesat për akreditimin e vëzhguesve.
Këtu gjeni linkun e aplikimi.
KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të vëzhgojnë procesin zgjedhor, përfshirë aktivitetet përgatitore, ditën e zgjedhjeve si dhe proceset që do të zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).




















