Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet ka njoftuar qytetarët se vaksinat mund t’i marrin në Qendrat e Mjekësisë Familjare më të afërta, aty ku funksionojnë njësitë e vaksinimit.

Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF Prishtinë, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, ndërsa për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes me numrin personal. Këto dokumente nevojiten për regjistrimin e të dhënave në sistem.

Ndërkohë orari i vaksinimit në QKMF vijon nga 07:00-20:00, ndërsa në QMF 07:00-13:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts