Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka reaguar pas fitores në zgjedhjet e sotme në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Blic.

Ai ia ka përmendur nënkryetarit të LDK-së, “kalanë”, duke i thënë se llapjanët ta thyen atë.

Haziri thekson se “llapjanët ia kanë treguar derën secilit person të korruptuar, duke e përmendur vetë Veliun”.

Tutje, ai ka ngritur lavde për qytetarët e Podujevës.

Shkrimi i plotë nga Haziri:

Kur qëllim e kanë pasur korrupsionin, hajninë e keqpërdorimet, llapjanët shumëkujt ia kanë treguar derën për të dalur e për të mos u kthyer kurrë më.

I radhës është Agim Veliu dhe Lidhja Demokratike.

Llapjanët ia thyen “kalanë” e shumëpërmendur nga ai.

20 vjet na vodhën, na rrejtën e na mashtruan. Por, çdo gjë e keqe e ka një fund, ashtu siç secila gjë e mirë, e ka fillimin e saj.

Llapjanë të dashur, duke ju falenderuar të gjithëve e secilin prej jush, ju them me bindje se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të qeverisë ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim tani e 20 vite.

Sepse ju meritoni më mirë. Sepse ju jeni të ndershëm. Sepse ju keni zemër të madhe. Sepse ne nuk jemi si ta.

Urime fitorja ju qytetarë e aktivistë. Fitorja është e juaja.

Urime fitorja kryetarit, Shpejtim Bulliqi.

Për Podujevën po nisë një epokë e re.

Na priftë e mbara e shihemi në fitoren e madhe të VETVËNDOSJE!-s në zgjedhjet e përgjithshme.

Kjo që nisi sot me Shpejtimin, do të përfundojë shumë shpejt me Albinin.

I juaji,

Fitimi

Related Posts