Fituesja e çmimit Oscar, Susan Sarandon, u arrestua të enjten në një demonstratë pro-Palestines në New York City.
Imazhet nga eventi tregojnë oficerët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut duke prangosur Susan Sarandon gjatë demonstratës. Sipas raportimeve të medias, afërsisht 100 protestues u arrestuan në qytetin e Nju Jorkut.

Susan Sarandon, hitet filmike të së cilës përfshijnë “Thelma & Louise”, “The Rocky Horror Picture Show”, “Dead Man Walking” dhe “The Witches of Eastwick”, ka qenë prej kohësh kritike e veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës
. Sipas “New York Post”, përveç aktores 79-vjeçare, në demonstratën në New York City u panë edhe personazhe të famshëm si ylli i “Sex and the City”, Cynthia Nixon (60), aktori Elliot Page (39) dhe aktorja e “Hacks”, Hannah Einbinder.




















