• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Flet fotografi që bëri xhirimin e rrallë të shqiponjës në Kosovë

1 year më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Gjatë këtyre ditëve, videoja e shqiponjës peshkngrënëse apo e njohur si Shqiponja Osprey, ishte një nga videot më të bukura. Ky xhirim është i pari i llojit të tillë, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por duket se edhe në Ballkan nuk ka xhirime të tilla të momentit të kapjes së peshkut nga sulmi i vrullshëm që bënë shqiponja Osprey.

Realizuesi i kësaj videoje, Arian Mavriqi, në një intervistë për Demokracia.com tregoi të gjithë procesin sesi u zhvillua xhirimi i videos, si e përjetoi ai momentin kur aparatit fotografik po i harxhohej bateria dhe sa ka pa pritur më së shumti për realizimin e ndonjë videoje.

Mavriqi bëri thirrje, po ashtu, që t’i kushtohet rëndësi edhe ruajtjes së ambientit.

TË NGJASHME

Nuk u realizua në institucione, tash protestohet për tërheqjen e parave nga Trusti

17 hours më parë

Parlamenti Europian voton rezolutën për Shqipërinë

6 days më parë

Demokracia.com: Si ishte zhvilluar i gjithë procesi i videos me shqiponjën?

Mavriqi: Shqiponja është një prej specieve që nuk ekziston në të dhënat shtetërore. Quhet shqiponja peshkngrënëse, bota e njeh si Osprey, për arsye se është shumë e saktë në gjuetinë e saj. Ajo ushqehet 99 për qind me peshk. Dhe duke e ditur se kjo specie, dy vite më parë e kisha fotografuar për herë të parë në Kosovë, se nuk ekziston në të dhëna shtetërore, mandej kisha kureshtje që prapë të mundohem të xhirojë dhe dje ekzakt erdha me djemtë dhe e pashë që gjendet në Liqenin e Livoqit. E fotografova dhe i bëra një xhirim, të cilin realisht e kisha edhe ëndërr ta realizoj. Por, nuk do të thotë se ky do të jetë i fundit, unë kam ambicie për xhirime akoma më të mira dhe do të provoj të bëjë të pamundurën të marrë xhirime akoma më spektakolare.

Demokracia.com: Si e përjetuat momentin kur aparatit fotografik po i harxhohej bateria?

Mavriqi: Ka qenë një rrezikim i madh nga ana ime, se ndoshta nëse ish harxhuar bateria atëherë dyshohet a e kish ruajtur materialin apo jo, por për fat të Zotit më është dashur më rreziku për arsye se kisha dëshirë komplet procesin ta regjistroj nga momenti i kapjes së peshkut deri në ngritje në fluturim deri në atë pjesë ku më nuk shihet, do të thotë në një formë rrezikova. Tiktaket e zemrës ishin në maksimum se kisha frikën se mos po ndalet aparati fotografik.

Demokracia.com: Sa orë keni pritur më së shumti për fotografimin e ndonjë kafshe apo shpeze?

Mavriqi: Sot jemi këtu që nga orët e hershme të mëngjesit dhe ditën e dytë duhet ndoshta më shumë orë pritje. Deri në tre ditë një lloj skifteri që quhet Gjeraqina e Shkurtës, atë e kemi pritur deri në tre ditë dhe kemi realizuar xhirimin e parë në shqiptari, gjersa ajo kthehet në fole për t’i ushqyer të vegjlit e saj.

Demokracia.com: Sa keni vështirësi kur dilni në terren?

Mavriqi: Kemi vështirësi, fillimisht na mungojnë mjetet adekuate ndoshta prej më të mirave që na duhen për xhirime. Na duhet mbështetje nga ana e shtetit se xhirimet të cilat i bëjmë ne nuk janë xhirime çfarëdo, por janë xhirime të nivelit shumë të lartë, kohëve të fundit po krahasohen me National Geographic apo BBC World edhe vlen të theksoj se xhirimin të cilin e kam sjellë dje është i pari i tillë në trojet shqiptare po se po, por sipas informatave që i kemi edhe në Ballkan nuk ka xhirim të tillë të ngjashëm të kësaj shqiponje, do të thotë ashtu në sulm duke e kapur peshkun.

Demokracia.com: Si po shkon projekti në RTK, çfarë mund të na tregoni më shumë?

Mavriqi: Është një dokumentar i imi çdo të premte nga ora 18:45, emisioni quhet Wildlife me Arian Mavriqin. Pra është 100 për qind vetëm nga bota e egër shtazore, pra shpezë dhe kafshë dhe janë realizime 100 për qind të mia që transmetohet në RTK, të gjithë materialin e siguroj vetë dhe nuk ka diçka të tillë që është realizuar më herët në trojet shqiptare, pra është diçka ekskluzive dhe për herë të parë po realizohet në Radio Televizionin e Kosovës dhe po shkon shumë mirë. Ka ndjekje të njerëzve në nivel shumë të kënaqshëm dhe pritet që akoma edhe më shumë në të ardhmen me video tjera më ekskluzive të ketë dhe më shumë interes, edhe pse realisht ka interes të madhe dhe njerëzit kanë filluar ta vlerësojnë shumë mirë këtë lloje të fotografisë.

Demokracia.com: Sa e mbrojmë ambientin në përgjithësi?

Mavriqi: Për fat të keq nuk janë të kujdesshme fare. Është niveli shumë i ulët sa i përket respektimit të këtij planeti, që është pasuri e jona dhe në vendin ku po gjendemi momentalisht, në Liqenin e Livoqit është thuajse tmerr, jemi të rrethuar me mbeturina. Por, dua që bashkë me miqtë e mi dhe njerëzit e vullnetit të mirë të bëjmë një organizim dhe shumë shpejt të pastrojmë këtë liqen se është për gjynah me pa kështu dhe natyra, po ky vend, nuk e meriton këtë pamje. Në fund të fundit, kjo pamje kthehet boomerang për neve dhe pasojat i bart më së shumti faktori njeri.

Demokracia.com: Kush janë WildLife Albanian Photographers?

Mavriqi: WildLife Albanian Photographers është një organizatë që merret me pasqyrimin e shpendëve dhe kafshëve. Jemi fotografë të cilët vijnë kryesisht nga Kosova, nga trojet shqiptare, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, të cilët pasqyrojnë faunën në vendet ku jetojnë. Pra, është një projekt shumë i rëndësishëm që i ka munguar këtij vendi. Kemi postime nga pjesë të ndryshme të shqiptarisë, do të thotë specie të cilat realizohen për herë të parë. Po vazhdojmë nonstop të pasqyrojmë, por nuk është misioni i ynë vetë t’i fotografojmë dhe t’i xhirojmë. Pra, ne kemi edhe ambicie dhe dëshirë që ato edhe t’i ruajmë, do të thotë sipas mundësive edhe nëse i gjejmë të lënduara t’i marrim dhe t’i trajtojmë. Pra, nuk është misioni i ynë vetë t’i fotografojmë, por edhe t’i ruajmë sipas mundësive në të gjitha trojet ku janë shqiptarët. /Demokracia.com/

Etiketa: Lajme
Postimi paraprak

Kollaj me pleq!

Postimi tjetër

Çun Lajçi: Albin, a po m’kallxon pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Nuk u realizua në institucione, tash protestohet për tërheqjen e parave nga Trusti

17 hours më parë
LAJME

Parlamenti Europian voton rezolutën për Shqipërinë

6 days më parë
LAJME

Policë të Shqipërisë me standardet e dyfishta për “zhvatjeje” ndaj kosovarëve

6 days më parë
LAJME

Ky është shteti që sot u deklarua për mbështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

1 week më parë
EKONOMI

Tërheqja e mjeteve nga Trusti – vjen lajmi i fundit

1 week më parë
LAJME

Publikohen pamjet e sulmit të ukrainasve në ishullin e “gjarpërinjve” që kontrollohet nga rusët

2 weeks më parë
LAJME

Bankat në Kosovë ‘sakatojnë’ qytetarët

3 weeks më parë
LAJME

Britania paralajmëron për luftë të tretë botërore

4 weeks më parë
Postimi tjetër

Çun Lajçi: Albin, a po m’kallxon pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit

Olluri për pensionet: A i keni treguar Xhyzides, 107-vjeçares që Albin Kurti e përdori për fushatë?

AAK-ja kërkon anulimin e vendimit që t’u zbriten shtesat pensionistëve

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Nuk u realizua në institucione, tash protestohet për tërheqjen e parave nga Trusti

May 24 2022

5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

May 24 2022

Trajneri i Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

May 23 2022

Pediatrit tregojnë disa metoda për t’i hequr fëmijëve bebelinat

May 23 2022

Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

May 23 2022

MË TË LEXUARAT

  • Parlamenti Europian voton rezolutën për Shqipërinë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Raiffeisen e NLB marrin vendim për zhvatjen e qytetareve, shtrenjtojnë çmimet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Policë të Shqipërisë me standardet e dyfishta për “zhvatjeje” ndaj kosovarëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.