Ford po tërheq përkohësisht gati 625,000 automjete në SHBA për shkak të problemeve me rripin e sigurimit dhe kamerës së pamjes së pasme, tha të premten Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së.

Problemi i rripit të sigurimit prek 332,778 automjete Ford Mustang, ndërsa problemi me ekranin e kamerës mbulon 291,901 kamionë F-250, F-350 dhe F-450, sipas njoftimeve të NHTSA-së.

Rregullatori i automjeteve në SHBA tha se shitësit e Ford do të përditësojnë softuerin e modulit të përpunimit të imazhit pa asnjë kosto për pronarët e njësive, që tërhiqen për të korrigjuar defektin e ekranit të kamerës.

Për njësitë që përballen me probleme me rripat e sigurimit, shitësit e automjeteve do të kontrollojnë pjesët e rripit të sigurimit dhe do të bëjnë zëvendësime nëse është e nevojshme, si dhe do të heqin pjesët e afërta të qilimit që prekin kabllot, tha NHTSA.

Related Posts