Nga sot e deri më 28 dhjetor në orën 06:59 do të  zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se çfarë kanë të drejtë të bëjnë partitë politike përgjatë kësaj periudhe.

“Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike kanë të drejtë të: Organizojnë tubime, ngjarje politike, debate, konferenca për media dhe aktivitete të ngjashme; Publikojnë dhe shpërndajnë afishe, reklama dhe materiale të tjera zgjedhore; Zhvillojnë fushatë përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e Mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe ligjet në fuqi”, theksohet në njoftim.

Kosova voton më 28 dhjetor në procesin e katërt votues që zhvillohet në 2025-ën, përfshirë atë në nivelin lokal.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts