Sot dhe nesër në shkollat e komunës së Fushë-Kosovës nuk do të mbahet mësimi.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Adnan Bullatovci.
Bullatovci tha se shkak kryesor është kushtet e vështira atmosferike.
“Po sot edhe nesër nuk do të mbahet procesi mësimor për shkak të kushteve atmosferike, gjithashtu kemi edhe një numër të madh të arsimtarëve që janë të infektuar me COVID-19 dhe po ashtu transporti është në gjysmë grevë. Këto janë arsyejet që na kanë qu deri në këtë vendim”, u shpreh drejtori.
Ai njoftoi se këto dy ditë do të zëvendësohen gjatë të shtunave.