Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se, për shkak të një gare në aksin rrugor Radavc-Kullë në rajonin e Pejës, ky segment do të jetë i mbyllur në disa intervale kohore në datat 13 dhe 14 qershor.
Bëhet fjalë për garën ndërkombëtare automobilistike të disiplinës malore, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Gara është planifikuar të mbahet më 13 dhe 14 qershor, me fillim nga ora 10 deri në orën 18.
“Ju inkurajojmë që të shfrytëzoni PKK tjera për qarkullim.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!” deklaron QKMK-ja.


















