Gjatë krizës së gjatë institucionale në Kosovë, nga gara për president janë tërhequr disa kandidatë, ndërsa disa të tjerë nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme.

Kandidati i fundit që njoftoi tërheqjen ishte Bekim Sejdiu. Ai ishte propozuar si kandidat jopartiak, për të cilin ishin pajtuar Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku. Sejdiu u tërhoq pasi nuk siguroi mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Para tij, nga kandidatura ishin tërhequr Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, të propozuar fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Emrat e tyre ishin propozuar për seancën e 5 marsit, por nuk u votuan për shkak të mungesës së kuorumit. Më 27 prill, të dy i tërhoqën kandidaturat.

Pas tyre, Vetëvendosje propozoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Në raundin e parë, Rushiti mori 63 vota, ndërsa Hoxha nuk mori asnjë votë. Procesi më pas dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

Rushiti më vonë bëri të ditur se nuk ishte më pjesë e diskutimeve për postin e presidentes dhe se do ta vazhdonte angazhimin e saj në organizatën që drejton.

Hoxha, ndërkaq, nuk e tërhoqi formalisht kandidaturën, por nuk mori vota në raundin e parë.

Gjatë kësaj periudhe janë përmendur edhe emra të tjerë, mes tyre Murat Jashari dhe Andin Hoti.

Zgjedhja e presidentit vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore të procesit institucional, ndërsa në dy raundet e para kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts