• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet


Garancia për njohjen reciproke, BE-ja s’e komenton deklaratën e Hotit – çfarë kishte thënë Lajçak

3 months më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Avdullah Hoti tha të martën në Pressing të T7 se gjatë qeverisjes së tij disamujore ishte dakoruar me ndërkombëtarët se dialogu me Serbinë do të bëhej vetëm për njohje reciproke. Në BE – ku marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi nuk përshkruhet me njohje reciproke, por vetëm si gjithpërfshirëse dhe për normalizimin e marrëdhënieve – nuk duan t’i komentojnë deklaratat e Hotit.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti pretendon se në korrik të vitit 2020 kishte marrë një dakordim nga ndërkombëtarët se do të hynte në dialog me Serbinë vetëm për arritjen e njohjes reciproke mes dy vendeve.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i tha Gazetës Express se roli i unionit nuk është që t’i komentojë deklaratat e palëve, ndërsa theksoi si zakonisht synimin e këtij procesi për ta.

“Shumë faleminderit për mesazhin dhe pyetjet tuaja. Mirëpo, roli ynë nuk është që t’i komentojmë komentet nga njëra anë apo nga tjetra. Fokusi i BE-së është t’i mbështesë të dyja palët në arritjen e përparimit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thonë nga BE-ja.

Hoti të martën tha se sa ka qenë ai në pushtet, dialogu me Serbinë ishte paraparë të përmbyllej me njohje reciproke. Sipas ish-kryeministrit, njohja do të ishte pika e parë e marrëveshjes përfundimtare.

“Në korrik të vitit 2020 unë jam dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë se unë hyj në procesin e dialogut vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, ka thë Hoti në Pressing.

TË NGJASHME

Hoti: Vendimet e mia askush s’mund t’i kontestojë

1 year më parë

Hoti e thotë hapur: Do të bëjmë çdo gjë që VV-ja të mos vijë kurrë në pushtet

1 year më parë

“Me ndërmjetësit e kemi dakorduar përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare. Pikë e parë e asaj marrëveshjeje ka qenë njohja reciproke”, është shprehur ai.


Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Express më 30 janar kishte thënë se e kanë kornizën e marrëveshjes përfundimtare të vitit 2020, por se tash po e diskutojnë një kornizë tjetër që është e pranueshme për të dyja palët.

“Ne e kemi kornizën e vitit 2020, por e kemi qeverinë me qëndrime të qarta për procesin. Kështu që jemi duke e diskutuar kornizën që do të ishte e pranueshme për të dyja qeveritë, jemi duke diskutuar për këtë dhe do ta kemi atë sapo palët të pajtohen për të. Kështu që unë personalisht jam kundër artificiales, sepse nuk kemi nevojë të vendosim afat, kur nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Qëndrimi im për afatizimin është: “mos u vono dhe mos vrapo”. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Jam në kontakt të përhershëm me palët. Po punojmë për të. Por, në fund, është vendim i të dyja palëve, ato duhet të pajtohen për këtë kornizë dhe ato duhet ta çojnë këtë proces përpara dhe ne jemi këtu për t’i shoqëruar”, ishte shprehur Lajçak.

Me qeverinë aktuale, Lajçak ka thënë se po diskutojnë më shumë për procesin e dialogut sesa çështjet e caktuara. Me qeveritë paraprake, thotë ai, “është vazhduar gjithmonë dialogu ashtu siç ishte dizajnuar në vitin 2011”.

Lajçak nuk sheh pengesë në faktin që BE-ja s’e përmend njohjen reciproke në kuadër të marrëveshjes përfundimtare, pasi thotë se janë “plotësisht në linjë” me SHBA-në për atë se çfarë duan të arrihet nga ky proces.

Etiketa: Avdullah Hoti
Postimi paraprak

A i gjeti daja Pashuk burrë? Beniada flet pas BBV

Postimi tjetër

Vëllai i del kundër Armend Mujës, tërheqja e parave të Trustit jetike për familjen

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Hoti: Vendimet e mia askush s’mund t’i kontestojë

1 year më parë
LAJME

Hoti e thotë hapur: Do të bëjmë çdo gjë që VV-ja të mos vijë kurrë në pushtet

1 year më parë
LAJME KRYESORE

Hoti për Osmanin: Në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën, ajo shkoi me Fitore Pacollin

1 year më parë
POLITIKË

Hoti: Të ftosh votuesit e LDK-së që të votojnë VV-në është tradhti e madhe

1 year më parë
LAJME

Hoti: Është gabim që Qeveria të pyetet për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari

1 year më parë
COVID-19

Hoti: Kosova siguron mbi 1 milion e 800 mijë vaksina

1 year më parë
LAJME

Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

1 year më parë
LAJME

Kusari: Hoti deklaroi “s’keni parë gjë akoma”, ditën tjetër u vodhën 2.1 milionë

1 year më parë
Postimi tjetër

Vëllai i del kundër Armend Mujës, tërheqja e parave të Trustit jetike për familjen

Shefat nuk guxojnë t’u dërgojnë SMS ose t’i telefonojnë punëtorët pas orarit të punës

Post BB VIP, Fifi braktis spektaklin. Debate me Arjolen, Einxhel, Semin dhe Arditin. Arbana e justifikon me gjendjen jo të mirë shendetesore.

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen e Ligës së Kampionëve

May 28 2022

Mësimdhënësit rrisin pagat, por do të mbeten pa nxënës

May 28 2022

“Supin” e bën “Supë”, Mushkolaj ironizon me gabimet drejtshkrimore të Hajdarit: Analfabetizëm qeveritar

May 28 2022

Shenjat e Horoskopit që kanë shumë gjasa të fillojnë një lidhje të re në qershor

May 28 2022

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

May 28 2022

MË TË LEXUARAT

  • Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mësimdhënësit rrisin pagat, por do të mbeten pa nxënës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat e Horoskopit që kanë shumë gjasa të fillojnë një lidhje të re në qershor

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Haxhiu: Fatkeqësia e qytetarëve është që Armend Muja është aksidentalisht në postin e kryetarit të komisionit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.