Ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka reaguar pas arrestimit të imamit boshnjak Elvedin Pezic në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar mënyrën e trajtimit të tij nga autoritetet.

Kelmendi ka bërë një krahasim mes trajtimit të klerikëve serbë që vijnë nga Serbia dhe atij të figurave islame.

“Për priftërinjtë serbë nga Serbia përcjellje dhe siguri e lartë shtetërore, ndërsa për hoxhallarët arrestime sikur të kriminelëve!”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka thënë se arrestimi i Pezicit dhe mënyra e shoqërimit të tij, sipas tij, tregojnë për një qasje të padrejtë ndaj figurave islame në Kosovë.

“Unë personalisht nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar kurrë më parë për imamin, doktorin e shkencave Elvedin Pezic dhe nuk kam fare njohuri për qëndrimet dhe ligjëratat e tij”, ka deklaruar Kelmendi.

Megjithatë, ai ka kritikuar faktin që Pezic është parë me duar të lidhura gjatë arrestimit, duke e krahasuar këtë me trajtimin e një personi të akuzuar për vepra të rënda kriminale.

Kelmendi ka akuzuar gjithashtu pushtetet politike në Kosovë për, siç pretendon ai, përdorim të figurave fetare gjatë fushatave zgjedhore dhe ndryshim të qasjes ndaj tyre pas zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts