Ish-mesfushori i Kombëtares, Jurgen Gjasula analizoi ndeshjen Gjermani-Kurasao në emisionin “Kampionët e Botës”.

Gjasula u shpreh se Gjermania po të mos e kishte filluar botërorin me fitore, do kishte sjellë më shumë presion tek ekipi.

“Nagelsmani para këtij botërori ka qenë pak kritik se ka bërë 2-3 zgjedhje që njerëzit e kanë diskutuar shumë. Besoj se kjo fitore me rezultat aq të lartë do e ndihmojë. Do i japi vetëbesim. Se po të mos e kishin filluar botërorin kështu do kishte ardhur shumë presion tek ekipi. Kanë akomë shumë lotjarë të rinj që luajnë për herë të parë në botëror”, tha Gjasula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts