Gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, të premten janë hasur eshtra të një personi që dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës.

Policia në raportin 24-orësh thotë se eshtrat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës.

“Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

“Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts