Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Gjakovës.
Policia njofton përmes raportit se një burrë është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.



















