Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në fshatin Palabardh të Gjakovës, ku një i mitur është gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se rreth orës 18:00 policia ka pranuar informatën për një person të gjinisë mashkullore, i mitur, i cili është gjetur pa shenja jete.

Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar Krasniqi.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts