Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara.

Sipas njoftimit, është shqiptuar një gjobë për parkim të automjetit në një hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve.

Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts