Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në shkallën e dytë të gjyqësorit në mënyrë që të shqyrtohet edhe njëherë nga i njëjti trup gjykues.
Vendimi u dha nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala, ku e njëjta trupë gjykuese nuk pranoi rekursin e Ilir Metës për afatet e paraburgimit.
Ilir Meta vijon të jetë në burg si person që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”.



















