Një grabitje ka ndodhur të martën në mesditë në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë nga dy persona të maskuar.

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në këtë grabitje është arrestuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të dyshuarit, nën kërcënimin e armës thuhet se kanë grabitur një shumë parash.

“Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar”, ka shtuar Ahmeti.

Të dyshuarit, sipas Policisë, dyshohet se janë të përfshirë edhe në një grabitje tjetër të datës 17 janar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet
Horoskopi ditor – 27 Korrik
Ngjarjet e datës 27 korrik

Related Posts