Me ardhjen e tetorit, Grand Blue Fafa Resort and SPA mbetet një destinacion i preferuar për pushues që kërkojnë qetësi, relaks dhe momente të paharrueshme buzë Adriatikut. Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, resorti vazhdon të ofrojë hapësira komode, shërbime cilësore dhe një ambient mikpritës për vizitorë vendas e të huaj.
Plazhi i rregulluar, pishinat dhe restorantet me kuzhinë tradicionale e moderne e bëjnë Fafa Resort vendin ideal për fundjava të qeta, evente familjare apo takime biznesi. Tetori sjell një atmosferë më të qetë, por po aq të ngrohtë, ku pushimi merr një tjetër dimension.
Fafa Resort dëshmon se turizmi në Shqipëri nuk njeh stinë,është gjithmonë një ftesë e hapur për këdo që kërkon relaks, shërbim të përsosur dhe bukuri natyrore pranë detit.



















