Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të njoftojë këtë të mërkurë një ndalim të aksesit në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç.
Kështu raporton Reuters referuar njoftimit të Qeverisë greke.
Sllovenia, Britania, Austria dhe Spanja kanë thënë gjithashtu se po punojnë për ndalime të ngjashme pasi Australia u bë vendi i parë në botë që bllokoi aksesin për fëmijët nën 16 vjeç.





















