Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar të mërkurën në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi, sipas saj, është sulmuar nga bashkëshorti.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 18 qershor 2025, rreth orës 15:00, në Polici në Prishtinë, është paraqitur M.R.K, e cila ka deklaruar se është dhunuar fizikisht nga burri i saj, M.K..

Ankuesja ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, gjatë intervistimit, ka mohuar të ketë ushtruar dhunë, duke thënë se kanë pasur vetëm një debat verbal me zë të lartë.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar për dhunë në familje, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit dhe ka iniciuar rastin si “Dhunë në familje”.

Hetimet për këtë ngjarje do të vazhdojnë, ndërsa Prokuroria pritet të vendosë për masat e mëtejme ndaj të dyshuarit.

Related Posts