Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është që ligji të miratohet në të dy leximet, më pas të propozohet emri për president dhe të zgjidhet presidenti, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.

Hamza ka theksuar se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me PDK-në, pasi, sipas tij, historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës janë më të mëdha se çdo subjekt politik.

“Po e thashë, po e thashë, po e përsëris për të sotmen herë. Kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së është edhe kjo nuk është për PDK-në. Se çka është më e madhe se PDK-ja. Historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është më e madhe se gjithçka. Kosova është më e madhe se ne. Na po thojmë. Ne po themi me u aprovu ligji në të dy leximet. Pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedh presidenti, e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush tjetër ka plan me çu vendin në zgjedhje, është tim tjetër”, ka deklaruar Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts