Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza ka publikuar pamje nga tubimi i mbajtur me bashkatdhetarë në Hannover të Gjermanisë.
“Po fitojmë sepse kështu po do diaspora jonë, se kështu po duan qytetarët e Kosovës”, tha Hamza ndër të tjera gjatë fjalimit.
Ai u zotua se do të krijohen kushte që bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë.
Kandidati për kryeministër i PDK-së u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen deri më 26 dhjetor.