Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nga sot, 9 tetor, është hapur afati i ri për aplikim për provimin e jurisprudencës në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka bërë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga 9 deri më 19 tetor 2026, përmes platformës elektronike e-Kosova.
Ndërkohë, provimi i jurisprudencës është paraparë të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.
“Nisim ditën e sotme me një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në pritje të mundësisë për ta dhënë provimin e jurisprudencës, sepse sot hapet afati i ri për aplikim”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo u ka bërë thirrje juristëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke theksuar rëndësinë e këtij provimi për zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.
“Si ministre e Drejtësisë, mbetem fuqishëm e përkushtuar që ky proces të jetë i drejtë, profesional dhe i bazuar plotësisht në meritë”, ka deklaruar Gërvalla.


















