Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, heroin e kombit Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies.
“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë.
Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.