Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës, duke theksuar se mijëra njerëz humbën jetën si pasojë e gjenocidit të kryer nga regjimi i Millosheviqit.

Haradinaj tha se viktimat ishin njerëz të pafajshëm, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa shprehu solidaritet me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai theksoi se shqiptarët, duke kaluar përmes vuajtjeve të luftës, e kuptojnë dhimbjen e familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts