
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, këtë të mërkurë ka liruar nga detyra 18 gjyqtarët serbë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Haxhiu tha se vendimi erdhi pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
Kujtojmë se 18 gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar ajo.
















