Prelude po duket të jetë një zhgënjim i ngadaltë dhe i kushtueshëm , por Honda po punon në vetura të tjera sportive.
Ata madje kanë ndërtuar disa, por nuk do të dalin në treg – të paktën jo ende.
Kjo është fjala e drejtorit ekzekutiv të Hondas, Toshihiro Mibe, i cili së fundmi tha: “Ne kemi bërë kërkime mbi veturat sportive të bazuara në automjete elektrike dhe kemi shumë prototipa të prodhuara tashmë brenda kompanisë.”
Megjithatë, kompania nuk mendon se tani është koha e duhur për të lansuar një model prodhimi.
Mibe vazhdoi duke thënë se koha është ende e diskutueshme, por ekipet e tyre të kërkimit dhe zhvillimit po punojnë për përmirësimin e teknologjisë së automjeteve elektrike.
“Përfundimisht, në një moment, ne do t’ju ofrojmë një GT elektrike.”
























