Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se e pranon dhe e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
I pyetur se a ishte funksional koalicioni qeverisës, Hoti tha se kishte ngecje brenda koalicionit pavarësisht se koalicioni ka qenë funksional
I pyetur nga gazetarët se a do të jetë sërish kandidat për kryeministër, Hoti tha se kjo do të diskutohet brenda partisë.
“Do të diskutojmë brenda strukturave të partisë, jemi në pozicion të mirë duke parë edhe të arriturat e kësaj qeverie. Këto duhet të vlerësohen”, tha Hoti.