Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur mirënjohës për interesimin e popullit të Kosovës për procesin zgjedhor në SHBA.
“I kam disa porosi që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Jemi shumë mirënjohës që populli i Kosovës e ka procesin tone zgjedhor dhe kjo fushatë, këto zgjedhje kanë treguar sa aktivë, sat ë begatshëm janë amerikanët për përgjegjësinë e tyre qytetare, për të vendosur se në çfarë drejtimi duhet të shkojmë dhe kush duhet ta udhëheqë vendin tone”, ka thënë Hovenier.
Ai ka theksuar se cilido që të jetë rezultati i zgjedhjeve në SHBA, institucionet atje do të vazhdojnë të përfaqësojnë popullin e tyre.
“Nuk e di rezultatin e këtyre zgjedhjeve por e di se çfarëdo që të jetë rezultati, institucionet amerikane do të vazhdojnë punën që të përfaqësojnë popullin e SHBA-së.
Në ndërkohë, ai ka theksuar se presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë se deri më 20 janar, SHBA do të vazhdojë të kryejë disa punë të rëndësishme për politikën e jashtme, përfshirë këtu edhe agjendën kosovare, të cilën siç tha Hovenier, pritet të shtyhet me ndihmën e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
“Diçka tjetër që dëshiroj të them është se mund të kemi vetëm një president në një moment dhe edhe pse mund të kemi zgjedhje tani sot dhe do ta dijmë edhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve, presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë se SHBA-të do të vazhdojnë t’i kryejnë disa punë të rëndësishme për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare deri më 20 janar dhe Ambasada Amerikane është këtu për të ju ndihmuar që të shtyhet agjenda kosovare momentalisht”, ka thënë Hovenier.