Askush të mos e mohojë Masakrën e Reçakut, ka porositur Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai ka thënë se masakra që ndodhi në Reçak ishte akt vrasës i qëllimshëm që pati synim mbjelljen e frikës te shqiptarët, kur përmendi përpjekjet e Serbisë për ta minimizuar faktet rreth masakrës atje.
“Askush të mos harrojë apo mohojë se çfarë ndodhi këtu ose pse SHBA-ja dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës.
Në përgjigje të këtyre mizorive, SHBA-ja në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.
Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”.