Nëse ju përmendim Ledjanën e “Për’puthen”, me siguri ju vjen në mendje zëri i Mevlanit teksa i këndon këngën e famshme për të, “Ledi-anaa, e bukur sikur zanaa…”.
Prej disa kohësh, konkurrentja e “Për’puthen” po akuzohet nga persona jashtë emisionit si dhe nga konkurrentët brenda, që ka të dashur jashtë emisionit.
Madje, thuhet se i dashur i Ledjanës ndodhet jashtë vendit dhe është i burgosur.
“Kryefjala” publikoi gjatë ditës së djeshme disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.
Këtë lajm e ripostoi opinionisti Olti Curri në InstaStory-n e tij, duke shkruar:
“Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga burgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”
Story-n e Oltit e ripostoi edhe konkurrentja, e cila megjithëse është prekur më herët për akuzat, duket se tashmë e ka marrë me sportivitet situatën.
“Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme”- shkruan ajo.