Një i mitur tek Rruga “B” në Prishtinë pati dje një përvojë mjaft të hidhur.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i kane grabitur një telefon, një ore dore dhe para.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Ndërkaq policia nuk ka raportuar për të arrestuar.