Një person është dënuar me 50 mijë krona (4.560 euro) për përdorimin e një borie për të zgjuar një ari polar që po flinte në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë, njoftoi një zyrtar lokal.

Incidenti ndodhi më herët këtë muaj, pasi dikush e dha alarmin nga një anije, e cila po lundronte në një fjord në pjesën veriperëndimore të Svalbardit – rreth 1.000 kuilometra larg Polit të Veriut, raporton televizioni BBC.

Të enjten, një person, emri i të cilit nuk është publikuar, u gjobit me 50 mijë krona për incidentin, konfirmoi guvernatori i atij territori.

Sipas rregulloreve lokale, “është e ndaluar që pa nevojë të pengohet, t’i tërhiqet vëmendja ose të ndiqet një ari polar”, kafshë që në vitin 1972 ishte shpallur specie e mbrojtur në Svalbard.

Rreth 250 arinj polarë janë numëruar në këtë arkipelag gjatë vlerësimit të fundit shkencor, i kryer në vitin 2015.

Në një deklaratë, guvernatori Lars Fause tha se, kur anija lundroi afër kafshës, “pasagjerët e saj thuhet se kishin parë një ari polar duke fjetur në tokë”.

“Një person në anije pastaj e përdori borinë e saj, duke e zgjuar kafshën, e cila shkoi në një vend tjetër” – shtoi ai.

Raportohet se personi i gjobitur është pajtuar që ta paguajë gjobën.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts