Një incident është shënuar nga ana e një shoferi dhe kondukterit të linjës 3A ndaj disa nxënëseve në Prishtinë.
Lidhur me këtë ka reaguar Komuna e Prishtinë, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit, e cila ka konfirmuar se shoferi është larguar nga puna, ndërsa kondukteri është pezulluar.
“🚌 Reagim lidhur me incidentin në linjën 3A
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.
Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme:
🚫 Shoferi i përfshirë është larguar nga puna.
⏳ Konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit“.
Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm”, thuhet në njoftim të komunës.


















