Lëvizja Revolta është duke mbajtur një aktivitet simbolik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me mungesën e transparencës për aplikimet për shtetësi të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij aksioni, janë vendosur edhe pankarta në mburojat para objektit të MPB-së, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka shtet pa llogaridhënie”, “Heshtja e ministrisë është alarm”, “Institucionet nuk janë pronë private”, thuhet ndër të tjera në këto pankarta.

Aktivistët tentuan të linin “simbole” edhe në oborrin e ministrisë, megjithatë një zyrtar policor nuk i lejoi të njëjtit të bënin këtë veprim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts