Po zhvillohet një valë e re e “luftës së kërkuesve” (search engines), e nxitur nga mjetet e inteligjencës artificiale dhe agjentët e tyre.

Kompania amerikane, Palo Alto Networks publikoi rezultatet financiare për tremujorin e katërt të vitit fiskal 2025, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale po hap një kapitull të ri në sfidat e sigurisë.

Drejtori ekzekutiv Nikes Arora theksoi se zhvillimi i agjentëve të AI, të fuqizuar nga gjigantët si Microsoft, Google, OpenAI dhe Perplexity, po rikthen në skenë një lloj “luftë kërkuesish”.

Sipas tij, mjetet e reja u lejojnë përdoruesve të rezervojnë restorante apo akomodim direkt përmes shfletuesit, por kjo njëkohësisht paraqet një rrezik serioz sigurie për kompanitë.

“Çka është fantastike për konsumatorin, është e rrezikshme për biznesin. Asnjë kompani nuk do të dëshirojë një shfletues me agjentë të lirë pa asnjë kontroll,” tha Arora.

Zgjidhja, sipas tij, qëndron te shfletuesit e sigurt për biznes, dhe Palo Alto është njëra nga kompanitë që ofron këtë lloj shfletuesi.

Arora është optimist dhe paralajmëron se Palo Alto do të bëhet në vitin fiskal 2026 kompania e parë e fokusuar në sigurinë kibernetike që do të kalojë pragun e 10 miliardë dollarëve të ardhura vjetore.

Related Posts