Inspektorati Policor i Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar një zyrtar policor nën dyshimet për përfshirje në veprimtari që lidhen me krime ekonomike.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ku fillimisht është realizuar një bastisje, ndërsa më pas është arrestuar një pjesëtar i dyshuar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë.
Sipas po të njëjtave burime, aksioni është zhvilluar në koordinim të plotë ndërmjet IPK-së dhe Policisë së Kosovës, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim.



















