Ish-kandidati për kryetar Komune, Veton Seferi, ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e thellë ndaj vendimit të subjektit të tij politik.

Përmes një postimi publik, Seferi ka thënë se ndihet i tradhtuar nga vota që u ka dhënë përfaqësuesve të VV-së, duke e cilësuar vendimin si “të turpshëm” dhe “shuplakë për qytetarin”.
“Marre dhe turp! Kur kemi figura të forta si Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci  me integritet dhe guxim për të përfaqësuar qytetarët ju zgjidhni Dimal Bashën për kryeparlamentar,” ka shkruar Seferi, duke kritikuar ashpër vendimin e partisë, transmeton Rilindjashqiptare.
Ai shtoi se Parlamenti nuk duhet të jetë vend për pazare politike apo kompromise të ulëta, por pasqyrë e vlerave dhe besimit qytetar.
“Me këtë zgjedhje, i keni dhënë një njollë të zezë demokracisë,” u shpreh ndër të tjera Seferi.
Ky reagim i ashpër vjen pas votimit në Kuvend, i cili ka ngjallur debate të shumta brenda dhe jashtë radhëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Related Posts