Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë homazhe në nderim të ish-krye kuvendarit, Nexhat Daci, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare.

Hamza bëri homazhe se bashku me bashkëpartiakët Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, dhe Elmi Reçica.

Homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit që shërbeu për dy mandate, bëri edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani po ashtu edhe kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha.

Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Siç kanë njoftuar familjarët, varrimi i Nexhat Dacit do të bëhet sot, ndërsa e pamja do të mbahet nga data 3 deri më 5 janar.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi për sot

Horoskopi për sot

August 4, 2026
Ngjarjet e datës 5 gusht

Ngjarjet e datës 5 gusht

August 4, 2026
NESËR DO TË KETË KUFIZIME NË AUTOUDHË!

Related Posts