Ish-selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka nënvlerësuar goxha kombëtaren kuq e zi.
Kjo pasi, për t’i motivuar futbollistët e Azerbeixhanit, kombëtare që udhëheq momentalisht, ka thënë se azekët janë më të fortë sesa Shqipëria e vitit 2016, që arriti evropianin.
Në një prononcim për mediat, në vigjilie të përballjes me Qipron, ai ka thënë se kombëtarja azeke ka potencial të jashtëzakonshëm, ani pse rrezikon që me një humbje nesër të bie në Ligën D.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët shqiptarë, nga njeriu që edhe është pajisur me pasaportë shqiptare, madje me emrin Gani Abazi.
“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin.
Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, tha mes tjerash De Biasi.