Legjenda të futbollit italian dhe adhurues të futbollit janë mbledhur të shtunën në Vicenza për t’i bërë homazhe njërit prej lojtarëve më të mirë të shtetit, Paolo Rossit.

Heshtja u thye jashtë katedrales së qytetit kur tifozët e futbollit duartrokitën në momentin kur e panë arkivolin e Rossit. Rossi ishte heroi i Italisë kur shënoi në kampanjën triumfuese të Botërorit 1982. Ai realizoi edhe hat-trick kundër Brazilit, në njërën prej ndeshjeve më interesante në gjithë historinë e garës.

Arkivoli është mbajtur nga disa ish-bashkëlojtarë të Rossit gjatë Botërorit 1982, si Bruno Conti, Giancarlo Antognoni, Fulvio Collovati dhe Alessandro “Spillo” Altobelli.

Rossi do të njihet si një sulmues i shpejtë, i shkathët dhe inteligjent. I fitoi dy tituj të Serisë A, Kupën Evropiane dhe Kupën e Italisë me Juventusin, por do të kujtohet për Botërorin e ’82-ës në Spanjë kur shënoi gjashtë gola.

I lindur në Prato të Toskanës, Rossi luajti në gjithë karrierën e tij në Itali. U dënua për tri vjet në vitin 1980 si pjesë e skandalit “Totonero” që kishte të bënte me kurdisjen e ndeshjeve, megjithatë, ai gjithmonë e mohoi një gjë të tillë.

Dënimi më vonë iu ul në dy vjet, dhe kjo i lejoi atij të shkruante historinë në Kupën e Botës.

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kapiteni Paolo Maldini ka qenë vetëm 14-vjeçar kur Italia e fitoi Kupën e Botës 1982, por tri vjet më vonë, iu bashkua Milanit nga Rossi.

Rossi e fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë dhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i garës, kampanjë kjo që vlerësohet si paraqitja më e mirë individuale në një Botëror.

Rossi e fitoi edhe “Topin e Artë” në vitin 1982 si lojtari më i mirë i Evropës dhe me totalin e nëntë golave, mbetet golashënuesi më i mirë i Italisë në një Botëror, bashkë me Roberto Baggion dhe Christian Vierin.

Ishte i përfshirë dhe në Botërorin e 1986-s, por nuk luajti.

Karrierën e mbylli një vit më vonë te Verona, në moshën 30-vjeçare.

Related Posts