• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ja çfarë i pret pacientët e shëruar nga Covid-19

2 years më parë
në COVID-19
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur nga një formë e rëndë e Covid-19, pritet me gëzim dhe lehtësim.

Por rikthimi më në fund në shtëpi, nuk përfaqëson për të gjithë rifillimin e një jete që është “fushë me lule”.
Shpesh duhen muaj të tërë për një shërim të plotë fizik, dhe përvoja me këtë sëmundje, mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe statusin financiar.

Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine”,ka në qendër të vëmendjes pikërisht “trashëgiminë”e përhapur, por shpesh të neglizhuar që lë pas Covid-19.

TË NGJASHME

Delta varianti i fundit i koronavirusit? Çfarë thonë epidemiologët?

1 year më parë

Studimi amerikan zbulon se a ndikojnë vaksinat kundër koronavirusit në fertilitet

2 years më parë

Një përvojë testuese

Studiuesit analizuan të dhënat për 1.250 pacientë me Covid që kishin dalë nga 38 spitale të ndryshme në Miçigan midis pranverës dhe verës së këtij vitit, gjatë fazës së parë të pandemisë. Fatmirësisht, gjatë muajve të fundit, mbijetesa e pacientëve me Covid-19 në spitale është përmirësuar, falë kujdesit spitalor në kohë dhe më të saktë.

Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7 për qind e pacientëve të monitoruar në studim vdiqën.

Tek ata që kishin qenë shtruar në repartet e kujdesit intensiv, shkalla e vdekshmërisë në këtë periudhë ishte 10 për qind.

Ende të dobët fizikisht

Ekipi arriti të kontaktojë me telefon 488 të shëruar nga infeksionit, që iu përgjigjën një interviste telefonike fokusuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore 2 muaj pasi ishin kthyen në shtëpi.

Problemet që u zbuluan sugjerojnë se ndikimi i Covodi-19 shtrihet përtej spitalit dhe shumë përtej shëndetit, thotë Vinet Çopra, autori i parë i studimit.

Më shumë se 39% e pacientëve të intervistuar, nuk i ishin rikthyer ende jetë së tyre të mëparshme. 12% e tyre thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre siç bënin më parë, 23% kishin akoma gulçim kur ngjisnin shkallët, dhe një e treta e pacientëve ende ankoheshin për simptoma të Covid-it (para së gjithash për rikthimin jo të plotë të nuhatjes dhe shijes).

Ndikimi ekonomik dhe psikologjik

40% e atyre që punonin përpara se të sëmureshin, nuk ishin kthyer ende në punë, kryesisht për arsye shëndetësore. Por në disa raste sepse kishin e humbur punën. 26% e atyre që ishin kthyer, kishin zvogëluar orët për ta menaxhuar më mirë lodhjen.

Më shumë se një e treta e të intervistuarve, ankoheshin mbi ndikimin që kishte pasur Covid mbi financat e tyre. 10% e të anketuarve, thanë se u kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës, dhe 7% kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake për të vijuar ecjen përpara.
Gati gjysma e atyre që u shëruan nga virusi raportuan pasoja të shëndetit mendor, dhe një përqindje e vogël (28 persona) kërkuan mbështetje psikologjike pas daljes nga spitali.

Për çfarë popullate po flasim

Mosha mesatare e pacientëve ishte 62 vjeç. Thuajse 52% e tyre ishin afro-amerikanë, dhe 4% me origjinë hispanike. Mbi 14% e tyre nuk vuanin nga sëmundje kronike para se të mbërrinin në spital, dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni.

Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave). Duke i pasur parasysh këto premisa, të dhënat mbi shkallën e vdekshmërinë në repartet e kujdesit intensiv ishin çuditërisht të larta, por gati të barabarta me ato të regjistruara në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës. 63 për qind e atyre që ishin trajtuar në ato reparte, vdiqën në spital ose brenda 2 muajsh pas kthimit në shtëpi. /Bota.al

Etiketa: Bota Covid-19Studimi
Postimi paraprak

Dritan Abazoviq propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Postimi tjetër

LVV: Bandat e Agim Veliut provokuan e sulmuan aktivistët tanë para zyreve tona, po i qesin shkelmat e fundit

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Delta varianti i fundit i koronavirusit? Çfarë thonë epidemiologët?

1 year më parë
BOTA

Studimi amerikan zbulon se a ndikojnë vaksinat kundër koronavirusit në fertilitet

2 years më parë
BOTA

Një burrë pretendon se ka ‘prova’ se ka UFO që fluturojnë përreth në Australi – pasi një ‘objekt me madhësi makine’ goditi dronin e tij

2 years më parë
BOTA

Epidemiologu i njohur jep lajmin aspak të mirë për Covid-19

2 years më parë
BOTA

Spitali i Tel Avivit mbyll repartin e fundit COVID

2 years më parë
BOTA

Kush gënjen për Covid do të dënohet me 10 vite burg

2 years më parë
BOTA

Mjekët kinezë e pranojnë që kanë gënjyer botën për koronavirusin

2 years më parë
BOTA

Çfarë i bën enëve të gjakut vetëm një pije energjike

2 years më parë
Postimi tjetër

LVV: Bandat e Agim Veliut provokuan e sulmuan aktivistët tanë para zyreve tona, po i qesin shkelmat e fundit

Aksion i madh për kapjen e mashtruesve të “Call Center” nga Kosova të pensionistëve gjermanë

Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Kryeministri Kurti: Me sistem të ri të pagave ka barazi dhe ndershmëri në mes të kategorive

February 1 2023

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

February 1 2023

Shenjat e Horoskopit që janë liderë të lindur, u pëlqen të dominojnë në çdo gjë…

January 31 2023

Pasi e rriti tatimin në pronë, Murati lozë heroin- Komentuesit e grijnë: Lej foret, mashtrues, lej përrallat

January 28 2023

Qytetarët i ankohen, Rama thotë se Qeveria e ka fajin për shtrenjtimin e tatimit në pronë

January 24 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.