Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratën për renovimin e objekteve në Komandën Doktrinore dhe Stërvitore në Ferizaj, që do të realizohet për nevojat e FSK-së.

Sipas aktivitetit të prokurimit, vlera e kontratës është 344 mijë e 344 euro e 7 centë, ndërsa fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “EUROKOS HOLDING SH.P.K.” dhe “VIA”, raporton IndeksOnline.

Kontrata është dhënë më 22 maj, ndërsa nënshkrimi i saj do të bëhet sot.

Për këtë aktivitet prokurimi u pranuan gjithsej 16 oferta, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Vlera e parashikuar e projektit ishte 440 mijë euro, ndërsa kontrata u lidh për një çmim rreth 96 mijë euro më të ulët se parashikimi fillestar.

Investimet parashikohet të përmirësojnë kushtet për punë dhe aktivitete të ushtrisë.

Më poshtë kontrata e plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts