Peshkatarët kanë njoftuar për kapjen e një krapi gjigant në ujërat e Drinit të Bardhë, në Vërmicë.
Sipas njoftimit nga faqja ‘Aktivistë Peshkimi’, peshku peshon 18.5 kilogramë dhe konsiderohet si një nga krapët më të mëdhenj të kapur deri më tani në Kosovë.
Krapi u kap nga peshkatari i njohur si “Baca Lim”, ndërsa kapja ka ngjallur interes të madh në mesin e adhuruesve të peshkimit.



















