Nënkryetari i PSD-së dhe ish Kryetari i Kamenices Qëndron kastrati ne rrjete sociale ka shkruar: “Gjykata Kushtetuese sot e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën tonë: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim.
Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror.
Vendimi që u vertetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kesaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet pergjegjësi. Jo më pak se dorëheqje.