Policia e Kosovës është duke hetuar katër raste të vdekjeve të ndodhura gjatë 24-orëve të fundit në vend.

Rasti i parë është raportuar në Mitrovicë të Jugut ku është gjetur pa shenja jete një burrë.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar  mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor

Në një rast tjetër, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Leposaviq.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur në Zveçan

“Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Forcat e rendit po e hetojnë edhe një vdekje të ndodhur paraditen e së martës në Podujevë.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Related Posts